Nesër do të fillojë aksioni për pastrimin e Vodnos së Mesme

Lëvizja për Edukim dhe Avancim të Dialogut LEAD, e përkrahur nga 15 vullnetarë, nesër më ora 12 do të fillojë aksionin për pastrimin e Vodnos së Mesme. Lëvizja LEAD u bën thirrje qytetarëve t’i bashkëngjiten këtij aksioni pikërisht të dielën, kur kjo pjesë e malit është më së shumti e vizituar dhe kur më së shumti ndotet.

Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim edhe ta ngrejë vetëdijen te qytetarët për ruajtjen e ambientit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të ketë të veshur bluza me sloganin “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër”, ndërsa gjatë aksionit të dytë do të varen edhe 100 pllaka druri me këtë slogan.

Ky aksion ka edhe dimensionin ndëretnik. Grupi do të përbëhet nga të rinj nga të gjitha bashkësitë etnike të Maqedonisë.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike dhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button