Maqedonia mori hua prej 97 milion eurove

Bordi drejtues i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës i ndau hua Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 97 milionë euro.

Huaja prej 97 milionë euro, siç informon ambasadori i Republikës së Maqedonisë pranë misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë në Këshillin e Evropës Petar Pop Arsov, është ndarë në kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa duhet të shërbejë për vazhdimin e modernizimit të sistemit shëndetësor të vendit dhe qasje më të mirë deri te ai.

Huaja do të duhet të shfrytëzohet edhe për rinovimin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup dhe Spitalin klinik rajonal në Shtip.
Këto projekte do ta zgjerojnë qasjen deri te shërbimet shëndetësore dhe cilësinë e tyre më të madhe, me përmirësimin e kushteve për punë të rreth 2.000 të punësuarve në këto institucione shëndetësore.

Banka për Zhvillim e Këshillit Evropian (CEB) është bankë multilaterale për zhvillim veçanërisht në vrullin social. Ajo u themelua në vitin 1956 si përgjigje e problemit me refugjatë, ajo pastaj u përshtat në evolucionin e nevojave sociale të shoqërive dhe përforcimin e kohezionit të tyre social.

Huat e CEB-it për projektet e propozuara nga 41 vende anëtare jepen me kushte shumë të volitshme dhe ato ndiqen në kryerjen e tyre nga ana e Bankës.

Lajme të ngjashme

Back to top button