USHT, Ligji për administratë diskriminon shqiptarët

Ligji për administratë të miratuar kohë më parë nga Parlamenti i Maqedonisë, ka qenë sërish në qendër të një debati  të profesorëve universitar të USHT-së. Ata e konsiderojnë këtë si një Ligj i cili diskriminon shqiptarët.

“Ligji për administratë shtetërore është një ligj diskriminues,  që i tangon të drejtat e njeriut. Duke u bazuar në nenin 9 të kushtetutës, sipas të cilit, çdo qytetarë ka drejta të barabarta. Ky propozim ligj duhet të korrigjohet, pasi që diskriminon në mënyrë të drejtpërdrejt shqiptarët”, thotë dekani  i fakultetit juridik në USHT, Mersim Maksuti.

Ndërsa Bekim Kadriu, thotë se Ligji për administratë, diskriminon shqiptarët në dy aspekte edhe pse në pamje të parë në pikën ku thuhet  se përzgjedhja e kandidatëve për administratë duhet të bëhet në baze të Listës së Shangait, ndërsa në aspektin praktik  ky Ligj, në mënyrë të drejtpërdrejt, diskriminon jo vetëm të diplomuarit në USHT, por edhe ato të UEJL-së. Ai mendon se , ky Ligj është antikushtetues dhe duhet që të hiqet.

Profesor në USHT, Bashkim Selmani, thotë se Maqedonia është një shtet ku nëpërmjet ligjeve mundohet të kufizojë qytetarët, ku më parë kishin ligjin për fëmijën e tretë, ndërsa tash kemi një ligj për administratë.

“Mendoj se faktori politik shqiptarë duhet të konsultohet me ekspert, pasi këtu kemi, shumë padrejtësi. Kur vjen puna tek pagesa e taksave ne jemi të barabartë, ndërsa tek punësimet apo të drejtat tjera, duhet ët respektohet 20 përqindëshi. Deri sa Maqedonia nuk i largon këto paragjykime asnjëherë nuk mund të përparojë”, thotë Bashkim Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button