Banka Botërore, Maqedonia vendi i të papunëve

Banka Botërore në raportin e saj, vlerëson e  Maqedoninë si vend ku papunësia është ende shumë e madhe. Sipas këtij raporti, gjysma e popullsisë nga mosha 15 dhe 64 vjeçare, janë të papunë. 

“Maqedonia ka bërë reforma të cilët konsiderohen si të mira, por këto reforma shumë ngadalë japin rezultate. Duhet që t’i kushtohet më shumë kujdes, shpejtësisë së procedurave të falimentimit dhe të vazhdojë trendi i uljes së punësimeve në administratën shtetërore”, konstatohet në raportin e Bankës Botërore.

Më teh në këtë raport, thuhet se hapja e vendeve të punës është e një rëndësie të veçantë për zhvillimin e Maqedonisë.

“Maqedonia ka ndërmarrë hapa konkretë për uljen e papunësisë deh ajo ka rënë nënë masën 30 për qind. Kjo është rruga që duhet ta ndjekim të gjithë”, tha drejtorja e Bankës Botërore në Shkup, Tatjana Proskurjakova, gjatë prezantimit të raportit.

 Në këtë raport propozohet që t’i mundësohet sektorit privat të udhëheqë me hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa trendi i zvogëlimit të të punësuarve në administratën publike të ulet edhe në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button