Dono 1000 denarë për fëmijët e Sirisë

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’, të cilën e organizojnë disa OJQ dhe sektore të femrave të Maqedonisë.

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’, të cilën e organizojn sektori i femrës pranë Forumit Rinor Islam (FRI).

Aktiviteti qëndror parasheh darkë donatorësh që do të mbahet më 8 shkurt, kur edhe përfundon fushata.

‘Aktiviteti qëndror i fushatës “Së bashku për fëmijët e Sirisë” është darka me donatorë, e cila do të mbahet në Hotel “Neë Star”. Qëllimi i organizimit të kësaj darke është mbledhja e ndihmave finansiare për fëmijët sirianë. Me blerjen e biletës prej 1.000 denarëve mund të bëheni pjesë e kësaj darke. Të hollat e mbledhura nga shitja e biletave, do të dërgohen si ndihma për fëmijët e Sirisë’ thonë organizatorët.

Aktivitetet e rradhës gjatë fushatës të premten me 31 janar përqëndrohen në Shkup me Panair në Çarshi të vjetër prej orës 10-15, pastaj në Gostivar dhe Kërçovë. Fushata “Së bashku për fëmijët e Sirisë” është ndërmarrë nga disa organizata joqeveritare të grave, me qëllim të grumbullimit të ndihmave finansiare për fëmijët sirianë. Fushata ka filluar me 18 janar, ndërsa përmbyllet më 8 shkurt./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button