Turqia e akuzon Rusinë për armatim të PKK-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Rusinë se u jep armatim kunderajror dhe raketa militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është e ndaluar në Turqi, njofton REL.

Rusia ka transferuar armatim për PPK-në nëpërmjet Irakut dhe Sirisë, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat proqeveritare.

Zyrtarët qeveritarë të Turqisë i kanë konfirmuar komentet e presidentit Erdogan.

Duke u përgjigjur ndaj akuzave turke, zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, tha se “kur dikush thotë diçka duhet t’i tregoj provat”.

Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar dukshëm pasi Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë në nëntor të vitit 21015, përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button