“Revolucioni Laraman” ngjyrosi ndërtesën e Qeverisë (FOTO+VIDEO)

Ka vazhduar edhe sonte protesta qytetare e organizuar nga “Revolucioni Laraman”, të cilët kanë shprehur revoltën, siç thonë ata, kundër këtij regjimi.

Si zakonisht protesta ka filluar nga objekti i Prokurorisë Speciale, të cilës i është dhënë mbështetje, ka vazhduar deri te zyra e presidentit Gjorge Ivanov, e cila është gjuajtur me ngjyrë, ndërkaq prej atje protestuesit marshutën e kanë vazhduar drejtë Qeverisë së Maqedonisë, pasi që forcat policore nuk i kanë lënë që të afrohet afër objektit të Kuvendit të Maqedonisë që ta shprehin Revoltën, njofton Portalb.

Gjatë rrugëtimit drejt Qeverisë, A1on.mk, njofton se ka ndodhur një incident, ku një person me veturë është drejtuar drejt qytetarëve. Ashtu siç mund të shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i makinës është nxjerrë nga vetura, ndërkaq situata më pas është qetësuar.

timthumb-1-1-696x379

Me të arritur përpara Qeverisë së Maqedonisë, protestuesit, me gjuajtëse të improvizuar kanë filluar ta gjuajnë Qeverinë duke bërtitur njëkohësisht “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, “shtet mafioz”, “shtet i robëruar” e një sërë thirrjesh të ndryshme antiqeveritare.

Protestat do të vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e “Revolucionit Laraman”, gjegjësisht, të tërhiqet falja në tërësi, të jep dorëheqje presidenti Ivanov, Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale si dhe formohet departament special në Gjykatë e cila do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale.

Organizatorët vazhdojnë të ankohen se po bëjnë trysni ndaj protestuesve, duke i ndjekur penalisht, duke i dënuar dhe duke i arrestuar, megjithatë siç thonë ata, protestat derisa të plotësohet kërkesat nuk do të ndalen.

vlada-4 vlada6

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button