Ymeri: Qytetarët janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën

Visar Ymeri, kryetari i Vetëvendosjes sot ka dalë në terren në fshatin Zajm për të vizituar plantacionin e mollëve “Apple@Honey”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku ka theksuar se “qytetarët e Kosovës janë punëtorë”, transmeton KlanKosova.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Ymerit:

“Me aktivistët e Klinës dhe deputeten Shqipe Pantina vizituam plantacionin e mollëve “Apple@Honey”, të Mehmet Krasniqit në fshatin Zajm, punëtorinë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, të Nezir Sejdiut në Grabanicë si dhe biznesin e Sylë Gashit në Gremnikë.

Alternativa e Lëvizjes për zhvillim ekonomik e përkrah prodhuesin vendor, e promovon dhe e mbron prodhimin vendor, që të ketë punësim vendor e që të rriten mirëqenia e dinjiteti si pasojë e punës.

Qytetarët e Kosovës janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën, jo që ua vjedh atë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button