Franca nderim për Ismail Kadarenë dhe kombin shqiptar

Në një ceremoni të posaçme në Sallonin e Dimrit në Pallatin Élysée, Presidenti Francois Hollande i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare, dekoratën e Komandantit të Legjionit të Nderit.

Në ceremoninë e dekorimit, përveç miqve dhe personaliteteve të botës së kulturës dhe politikës në Francë, i ftuar special i Presidentit Hollande ishte edhe Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda.

Ismail Kadare u nderua me dekoratën më të lartë, duke u bërë anëtar i Urdhrit kombëtar të Legjionit të Nderit. Me këtë rast, në fjalën e tij, François Hollande e cilësoi si një shqiptar dhe një francez në zemër dhe universal prej shpirtit. Ismail Kadare u shpreh mirënjohës për nderin që i bëhej atij dhe vendit të tij, transmeton KohaJone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button