Biznesmenë nga Iraku qëndrojnë në Maqedoni për të parë mundësitë për biznes

Biznesmenë nga Iraku sot janë në Maqedoni për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në sferën e biznesit dhe investimet. 

Oda ekonomike e Maqedonisë, në bashkëpunim me Odën tregtare-industriale të Sulejmanisë, Iraku Verior sot po mbajnë forumin e biznesit mes Maqedonisë dhe Irakut, me qëllim të vendosjes së kontakteve afariste bilaterale me kompani irakiane dhe të Maqedonisë, të cilat do të jenë partnerë potencialë afarist.

Kryetari i OEM-së, Branko Azevski i dëshiroi mirëseardhje bizneseve irakiane, duke theksuar se ata do të kenë mundësinë për t’u njohur me mundësitë për investim dhe me potencialet për udhëheqje të biznesit në Maqedoni. 

Delegacionin e biznesit e përbëjnë kompani të interesuara për import dhe distribuim të llojeve të ndryshme të prodhimeve të Maqedonisë në tregun irakian, prodhime ushqimore dhe pije, prodhime bujqësore, prodhime kozmetike dhe farmaceutike, kompleks metalik, ndërtimtari dhe materiale ndërtimore, pajisje industriale, tregti të prodhimeve për konsum të gjerë, mobilje, transport, turizëm.

Delegacioni vjen nga Sulejmania, qytet me 1,6 milionë banorë nga Iraku Verior-Kurdistan, zonë me 6,6 milionë banorë, pa zonë doganore dhe autonomi të gjerë.

Duke pas parasysh se bëhet fjalë për një skaj të pasur me naftë, relativisht industri jo e zhvilluar, ky treg është në fokus të shumë prodhuesve. Në Kurdistan për momentin funksionojnë 58 zyra të huaja si pikënisje e përfaqësive të ardhshme diplomatike-konsullore. Takim të parë me kompanitë nga Iraku, Oda ka organizuar në vitin 2010, pas çka filloi eksporti i mollës së freskët.

Lajme të ngjashme

Back to top button