Shqipëri, Ahmetaj: Investimet e huaja janë rritur

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Ministria e Financave i cilësuan si inkuruajuese zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare.

“Përshpejtimi i rritjes ekonomike që po shohim është jashtëzakonisht i mirë, jo vetëm sepse po realizohet në një mjedis të jashtëm të pafavorshëm, por edhe në kushtet kur qeveria ka ndërmarrë konsolidim fiskal”, deklaroi përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke.

“Programi me FMN është në drejtimin e duhur. Ekonomia shqiptare përfundimisht e ka lënë krizën mbrapa”, tha nga ana tjetër ministri Arben Ahmetaj, transmeton Top Channel.

Por a duhet të rriten shpresat e biznesit për një klimë më të mirë për të?

“Shijojeni pranëverën e lënies mbrapa të krizës dhe të gjitha informacionet e tjera, më vonë. Nuk i gëlltisim dot njëherësh të gjitha informacionet, ndaj t’i rregullojmë avash avash”, tha Ahmetaj.

“Kur unë flas me përfaqësues të sektorit privat marr përshtypjen se ata nuk janë në humor për të shijuar ndonjë gjë”, tha nga ana tjetër Reinke.

Por cila është arsyeja që perceptimi publik për ekonominë mbetet negativ edhe pse numrat janë përmirësuar?

“Unë mendoj se një nga pengesat kryesore për më shumë optimizëm dhe zgjerim në sektorin privat janë tatimet. Këtu nuk flas për të ardhurat, të cilat po rriten pas reformave të qeverisë. Por mënyra sesi Tatimet komunikojnë me sektorin privat perceptohet nga biznesi si ndëshkuese dhe jo koherente. Ky është një problem i rëndësishëm”, deklaroi më tej Reinke. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button