Një tjetër fotografi e një fëmije emigrant të mbytur trondit botën

Pamjet e një tjetër fëmije të ikur nga kjo jetë, të gjetur të mbytur në detin Mesdhe, kanë pushtuar rrjetet sociale dhe i kanë sjellë edhe një herë në vëmendje botës krizën e tmerrshme të emigrantëv, transmeton Tesheshi.com

Organizatat humanitare kanë publikuar fotografinë ku shihet fëmija i mbytur në duart e një shpëtimtari gjerman; një fotografi e bërë më 27 maj.

Fëmija, i cili nuk kishte mbushur as një vjeç, është nxjerrë nga deti pas fundosjes së një anije prej druri, ku humbën jetën 45 persona.

Organizata humanitare gjermane Sea Watch, e cila ka organizuar aksionin e shpëtimit në hapësirën detare midis brigjeve libiane dhe italiane, ka publikuar letrën e Martinit, shpëtimtarit që shihet në fotografi, ku tregon se si e kishte nxjerrë fëmijën nga uji i detit.

Sikurse fotoja e Ajlanit, trevjeçarit sirian, i cili qe gjetur në bregdetin turk, edhe kjo fotografi nuk ka shpëtuar pa bërë zhurmë në media, duke i kujtuar botës 8000 emigrantët që janë fundosur në Mesdhe qysh nga viti 2014.

‘’Po bëhet e qartë se politikanët vetëm thërrasin që të ndërmerret diçka për t’i shmangur vdekjet. Nëse vërtetë nuk dëshirojmë të shohim pamje të këtilla, duhet të ndalojmë së prodhuari (krijuari) ato,’’ ka thënë kjo organizatë gjermane.

Më shumë se 700 emigrantë dyshohet se janë mbytur gjatë javës së kaluar pas fundosjeve të anijeve në Mesdhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button