Ishinger: nuk mund t’i detyrojmë palët të diskutojnë për emrin

Edhe pse ka pasur ide, sipas pritjeve nuk ka pasur “dashuri dykahëshe” që në panel të zgjidhet konflikti i hapur ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, në kuadër të Konferencës për siguri në Mynih. 

“Para disa muajve kisha përcaktuar nëse do të kishte interes qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë në kuadër të Konferencës për siguri në Mynih që në mënyrë të përbashkët të njoftojnë për situatën me bisedimet për emrin. Por, kjo ide nuk ka hasur në një ‘dashuri dykahëshe’. Mund të kemi ide, por nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të marrin pjesë në diskutime të tilla”, ka thënë kryesuesi i Konferencës për siguri dhe bashkëpunim, Volfgan Ishinger.  

Lajme të ngjashme

Back to top button