PD: Rama fsheh dokumentacionin e aferës me stadiumin

Partia Demokratike e Shqipërisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i fsheh publikut dokumentacionin që provon, sipas këtij subjekti aferën më të madhe korruptive që bëhet me stadiumin e ri kombëtar.

“Pas kërkesës së dytë për informacion, Edi Rama solli ca letra, por nuk solli kopjen e kontratës partneritet publik-privat, ku do të kuptohej pjesa që mban federata, dhe pjesa që mban privati, pra do të shihej sa është marrë parasysh interesi publik, interesi i qytetarëve. Edi Rama mban të fshehtë kopjen e procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit. Mbi të gjitha, Rama mban të fshetë procedurën që është ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese”, deklaroi në një dalje për mediat, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Paloka i referua një investigimi mediatik për të denoncuar, sipas saj, favorin që i bëhet privatit në këtë ndërtim, raporton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button