Administrata gjyqësore do të mbajë grevë para Ministrisë së Drejtësisë

Sindikata e AOGJSH dhe Shoqata e administratës gjyqësore prej nesër do ta radikalizojnë protestën me të cilën kërkojnë rritje të shtesave të pagës për 35 për qind njëjtë sikur që kjo është e paraparë tek gjykatësit, prokurorët publikë dhe nëpunësit e prokurorive publike.

Nga nesër në ora 11 të punësuarit në administratën gjyqësore, të cilët gjatë 10 ditëve të kaluara protestuan në rrethin e gjykatave, pakënaqësinë e tyre do ta shprehin para Ministrisë së Drejtësisë. Nga e premtja gjykatat nuk do të japin vërtetime me vulë, ndërsa nga e hëna nuk do të punohen procedurat për sigurim të dëshmive.

Përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së sot në konferencën për shtyp theksuan se kanë vendosur për një hapë të këtillë për shkak se tanimë rreth 10 ditë po zgjat protesta e administratës gjyqësore, ndërsa nuk ka interes për negociata nga ana e punëdhënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button