Milevski me të rinj do ta sulmon Bjellorusinë

Reprezentacioni i shpresave të Maqedonisë, U21 po përgatitet për një sfidë të re, do të jetë kontrolluesja kundër shpresave të Bjellorusisë, ndeshje kjo e cila do të luhet nesër me fillim në ora 17:30. Kjo përballje luhet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” (terrenet e FFM-s, ndërsa vjen vetëm pak ditë pas fitores së madhe që Maqedonisë shënoi ndaj Ukrainës në Kiev me rezultat 0:2. Përzgjedhësi Bllagoja Milevski për këtë duel ka vendosur të ftoj emra të rinj, duke dashur që reprezentacioni të merr frymë të re, me lojtar të ri të lindur në vitin 1996/97, Sot seleksionuesi Milevski kishte paraqitje para gazetarëve ku edhe shpalosi planet për këtë ndeshje, duke treguar se ekipi do të përbëhet nga futbollist që në të kaluarën kanë luajtur për U17 dhe U19.

“Nga përbërja e fundit janë vetëm tre lojtar, Visar Musliu, Mevlan Murati, Damjan Shishkovski dhe Kire Markovski, ndërsa të tjerët siç e dini janë lojtar të ri të lindur më 1996/97. Gjeorgji Stoillov është ftuar në vend të Daniel Avramovskit, Viktor Angellov nuk do të luajë për shkak të lëndimit, ndërsa të tjerët do kenë të drejtë të luajnë”, tha seleksionuesi Milevski para mediave. Milevski foli edhe për futbollistin e Vëllazërimti Liridon Iljazin, duke potencuar se bëhet fjalë përnjë futbollist me shumë përspektivë dhe nëse ai vazhdon të jetë në formë në ekipin ku luan, do të plotësojë kushtet për të qenë pjesë e shpresave. “Bëhet fjalë për një lojtar që posedon kualitet dhe është potencial i madh. Unë nuk i shoh futbollistët se nga cili ekip vijnë, apo në cilën ligë luajnë, por me rëndësi është që aty ku luan të jet i rregullt”, shtoi Milevski. Përpos Liridon Iljazit, Mevlan Muratit, Visar Musliut, nga futbollistët shqiptar seleksionuesi Milevski ka ftuar Ennur Totren e Shkëndijës, i cili tani së fundi po bëhet futbollist që po merr ftesë rregullisht për U21. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button