Unioni i nxënësve në takim me ministrin e Arsimit, e njoftojnë për nevojat dhe problemet

Uniononi i Nxënësve Shqiptar (UNSH) gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me ministrin e Arsimit, Pishtar Lutfiu.

Përfaqësuesit e Unionit gjatë takimit kanë njoftuar ministrin për nevojat dhe problemet me të cilat ato përballen. Në këtë takim ata gjithashtu kanë kërkuar që nga viti i ardhshëm të hiqet testimi ekstern, të largohen nga qarkullimi e librat me përmbajtje fyese për shqiptarët, si dhe përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, njofton Portalb.mk

Kordinatori i Unionit të nxënësve, Enis Miftari pas dorëzimit të kërkesave tha se propozimet dhe nevojat mbi arsimin do të shqyrtohen gjatë ditëve në vijim.

“Kërkuam që librat që fyejnë kombin shqiptar të mos jenë përpara nxënësve shqiptarë. Biseduam edhe për testimin ekstern dhe kërkuam të anulohet ky testimi mbase edhe siç tha edhe ministri, ndoshta nga vitit i ardhshëm nuk do të ketë një testim të këtillë”, tha Enis Miftari.

Përpos këtyre, UNSH kërkon nga minsitria e Arsimit edhe modernizimin e shkollave me pajisje teknologjike, futjen e një lënde Edukatë morale qytetare, si dhe themelimin e një institucioni këshillues i cili do të merret me këshillimin e nxënësve.

Përfaqësuesit e Unionit thanë se në ditët në vijim do të zhvillojnë dabate të hapura ku do të merr pjesë edhe Minsitri i Arsimit si dhe do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave./ Portalb

LEXO: Letër e hapur ministrit të Arsimit kushdo që të jetë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button