Nesër mblidhet Komisioni për Impiçment ndaj Ivanovit

Komisionit për vlerësim të propozimit për llogaridhënie nga presidenti Gjorge Ivanov për vendimin për falje nesër do të mbajë mbledhjen e parë ku pritet të fillojë debati mes partive politike në kuvend, transmeton Alsat-M.

Nga LSDM-ja edhe sot thonë se është e papranueshme që Komisioni në përbërje prej 11 anëtarësh të ketë gjashtë anëtarë nga VMRO-DPMNE, dy nga BDI, po aq nga LSDM dhe një nga PDSH dhe me këtë rast ata do të shqyrtojnë mundësin që të ndrejnë një procedurë edhe deri tek Gjykata Administrative me qëllimqë të shqyrtohet vendimi për formimin e Komisionit për Impiçment.

Ndërkohë kryetari i Komisionit për Impiçment dhe deputet i VMRO-së Zoran Iljovski tha se iniciativa për impiçment ndaj presidentit Ivanov që në 倕llim është e dështuar pasi Ivano nuk ka bërë asgjë përveç se ka përdorur të drejtën e tij të garantuar me Kushtetutë. Iljovski rikujtoi se VMRO-DPMNE- ja që në 倕llim nuk ka përkrahur vendimin e Ivanovit për falje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button