Çdo cigare e shkurton jetën për 12 minuta, në Maqedoni 700.000 duhanpirës

­ Dyzet e pesë deri në pesëdhjetë për qind e banorëve të moshës madhore në Maqedoni janë duhanpirës, tregojnë të dhënat e fundit të Institucionit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, ekipet e të cilëve me rastin e Ditës Kundër Pirjes së Duhanit ­ 31 Maji, sot qytetarëve të interesuar u kanë bërë teste për funksionin e mushkërive, e cila mund të dëmtohen nga pirja dhe kanë dhënë këshilla për efektet e dëmshme nga pirja e duhanit.

Të regjistruarit 700.000 duhanpirës në Maqedoni, sipas hulumtimeve të Institutit, brenda një viti shpenzojnë 11 tonë cigare, ose 5,5 kilogramë duhan për kokë banori. Sipas Biljana Ilievska Popovskës, drejtoreshë mjekësore e Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, pirja e duhanit është faktor i rrezikshëm për numrin e madh të sëmundjeve dhe se nuk ka organ në organizëm që nuk shkakton efekte të dëmshme.

Apelon që duhanpirësit të heqin dorë nga shprehia e dëmshme, ndërsa të rinjtë në përgjithësi të mos anojnë nga cigarja dhe t’i përkushtohen jetës së shëndoshë. Edhe një cigare, theksoi ajo tek individë të ndryshëm mund të shkaktojë procese patologjike.

Motoja e OBSH­së këtë vit është apel deri te të gjitha vendet “Jini të gatshëm për paketime të thjeshta, të zakonshme të cigareve” që do të thotë ndalesë ose kufizim i përdorimit të logos, fotografive, mesazheve dhe ngjashëm të kutive për cigare.

Kjo e zvogëlon atraktivitetin e produkteve duhanpirëse, e kufizon zbatimin e kutive si vend për informacione dhe të dhëna dhe e rrit efektivitetin e kujdesit për shëndetin. Mund të jenë të shënuara vetëm emri i produktit dhe brendi në ngjyrë të thjeshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button