Qytetarët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta

Protestuesit e “Revolucionit shumëngjyrësh” i janë rikthyer protestës pas pushimit njëditor.

Organizatorët e protestës, më shumë organizata joqeveritare kanë theksuar se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta edhe përkundër tërheqjes së pjesshme të vendimit për faljen e politikanëve, transmeton Alsat-M.

Sipas tyre drejtësia selektive nuk është drejtësi. Duke hapëruar rrugëve u imponuam si pjesëmarrës të zgjidhjes së krizës, thuhej në thirrje e sotme për protestë. Sipas protestuesve një pjesë e kërkesave, pjesërisht janë realizuar, por ka mbetur akoma edhe shumë deri në përmbushjen e të gjithave.

Protestuesit paralajmërojnë se do të qëndrojnë në rrugë deri në zgjidhjen e tërësishme të krizës, por dhe gjatë ndërtimit të vlerave të reja demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button