FAC: Do të ishte logjike, BE t’ia merr rekomandimin Maqedonisë

“Frankfurter Algemajne Cajtung” për sistemin “imun” të Maqedonisë, klientalizmin, marrëdhëniet ndëretnike dhe marrjen e rekomandimit për fillim të bisedimeve me BE-në, diagnozën e jep “doktor” Menduh Thaçi, njofton Portalb.

“Maqedonia është trup me sistem imun të humbur. Vendi mund t’i tejkalojë krizat politike kronike vetëm nëse e përforcon sistemin e saj të mbrojtjes. Nga ai këndvështrim janë kyçe dy gjëra: hyrja në NATO dhe tejkalimi i konfliktit etnik mes maqedonasve dhe shqiptarëve”, kështu shkruan Frankfurt Algemajne Cajtung që nëpërmjet një bisede  me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, analizohet gjendja dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Paraqitjen që e jep Thaçi, jo si politikan, por si mjek i cili është profesioni i tij amë, është më tepër aktgjykim se sa diagnozë.

“Qëndrimi i doktor Thaçit më shumë është aktgjykim se sa diagnozë, sepse për terapinë ai nuk rekomandon medikamente, por një mrekulli të vogël: zgjidhjet e kontestit për emrin me Greqinë.

Hyrja në NATO, analizon gazeta më tej, është njëra nga qëllimet e pakta për të cilën Maqedonia ka bashkim të gjerë, transmeton Portalb.

Nga pikëpamja e shqiptarëve ajo do të jetë garanca për respektimin e të drejtave të tyre, nga pikëpamja e maqedonasve, me atë do të tejkalohej rreziku që shteti i tyre të mos ndahen në linja etnike”.

“Anëtarësimi në NATO do të thotë ardhmëri të sigurt për shtetin”, thotë ish diplomati maqedonas Nikolla Dimitrov, i cili ka qenë i kyçur edhe në integrimin euro-atlantik, por edhe në bisedimet për emrin.

Nga këtu, në tekst më tej flitet për temat politike të brendshme të Maqedonisë. Thaçi vlerëson se bllokada greke për integrimet në BE, ka sjellë që qeveria të kthehet nga politika nacionaliste.

Klientilizëm i kopjuar

“Maqedonasit mundohen që në shekullin 21 të ndërtojnë shtet etnik të shekullit të 19. Shqiptarët nuk munden të pranojnë një shtet të tillë”, thotë Thaçi.

Në anën tjetër të analizës është BDI e Ali Ahmetit, ose ashtu siç e përshkruan FAC, partia e cila është në pushtet thuajse pa dalë nga vitit 2001 dhe e cila ka shumicën e komunave shqiptare “ka ndërtuar sistem klientilist i cili e kopjon gjendjen e palës maqedonase”, përcjellë Portalb.

“Ahmeti nuk ka kurrfarë interesi të punojë për tejkalimin e parimit të ndarjes etnike. Ajo i mundëson pjesëmarrje të siguritë në Qeveri derisa do të ketë sukses ta mbajë dominimin mes shqiptarëve – gjithçka njëjtë kush është fitues te maqedonasit”.

“Sipas anketave, BDI dhe Ahmeti e humbin mbështetjen. Por për atë nuk do as që të dëgjojë: ai numëron suksese të cilat nga BDI kanë bërë parti të fortë, nga formimi i universitetit të ri në shqiptar e deri te vendosja e shtatoreve të veprimtarëve shqiptar në Shkup. Kur e dëgjon njeriu Ahmetin mund të mendojë se Maqedonia, edhe pse ka turbulenca të pakta, është në rrugë të mirë: “Pasi që numëruam disa të drejta etnike, tani punojmë në zhvillimin ekonomik”.

“Konfliktet në komunitetin shqiptar tregojnë se Maqedonia nuk e ka vetëm problemin me emrin dhe integrime, por edhe atë me shoqërinë. Maqedonia është vendi ku para 10 viteve dukshëm pati përparim, për problemet e saja. Dhe ajo, atë e transformoi në shtet që, çfarëdo që të bëjë BE do të jetë në gabim: duke pasur parasysh korrupsionin dhe deficitin në shtetin ligjor dhe liritë e mediave që shihen në këtë krizë politike, do të ishte logjike që t’i merret rekomandimi shtatëvjeçar i Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve”, shkruan FAC. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button