Nevojiten investime në sektorin e bujqësisë sepse e rrit pjesëmarrjen në BPV

Sektori bujqësor- ushqimor është dega e tretë më e madhe dhe prej viteve 2005-2015 pjesëmarrja në BPV është 12%. Së bashku me industrinë përpunuese të prodhimeve bujqësore merr pjesë me 16% në BPV, transmeton Portalb.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë theksuan se investimet në këtë sektor kanë rëndësi të madhe sepse kontribuon në këmbimin e jashtëm tregtar ndërsa pjesëmarrja e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore është prej 16 deri 19%.

Vitin e kaluar prodhimtaria e lëngjeve është rritur për 4% krahasuar me vitin 2014 ndërsa prodhimtaria e ujit për 25%.

Në pjesë e prodhimtarisë së ujit ka 13 kompani vendore që prodhojnë, 24 brende të ndryshme dhe 1200 punëtorë.

Si shembull i suksesshëm u përmend kompania “Kozhuvçanka” që merr pjesë me 28% nga prodhimtaria e ujit dhe ka investuar 400 mijë për përmirësimin e brendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button