Miratohet Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë në seancën e sotme e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse për vitin 2015 dhe unanimisht pa debat vendosi ta miratojë.

Siç informon kryetari i Komisionit Aleksandar Sofronijoski, gjatë vitit 2015 në Komisionin shtetëror janë pranuar dhe formuar gjithsej 1.104 lëndë prej të cilave ka vepruar në 984 lëndë, ndërsa në procedurë të vendosje janë 120 lëndë.

Sofronijoski saktëson se nga sfera e punës, politikës sociale, arsimit dhe kulturës në vitin 2015 janë formuar 96 lëndë prej të cilave Komisioni Shtetëror ka vepruar për 87. Prej tyre 10-të ankesa janë pranuar,  31 janë refuzuar, një lëndë është hedhur poshtë, ndërsa në dy ndërpritet procedura me konkluzion.

Nga sfera e transportit dhe lidhjeve, mjedisi jetësor dhe planifikimit hapësinor, vetëqeverisja lokale dhe mbrojtja kanë arritur 538 lëndë prej të cilave ka vepruar në 482 lëndë. Në 116 prej tyre i ka pranuar ankesat, 187 i ka refuzuar, 22  i ka hedhur poshtë, për 100 lëndë është kërkuar rirregullim administrativ i dokumenteve apo provave, ndërsa në pesë lëndë e ka ndërprerë procedurën.

Në sferën  e bujqësisë, ushqimit dhe veterinarisë dhe shëndetësisë kanë arritur  gjithsej 20 lëndë prej të cilave në 19 Komisioni shtetëror ka vepruar. Prej tyre në tre ankesa i ka pranuar, tre i ka refuzuar, ndërsa dy janë hidhur poshtë dhe në një procedurë është ndërpre me konkluzion.

“Në pjesën e kundërvajtjeve deri më 31 korrik të vitit 2015 deri në fund të vitit kanë arritur 365 lëndë për ankesa të deklaruara kundër vendimeve për kundërvajtje që janë sjellë nga organet kundërvajtës. Nga sfera e punës, politikës sociale dhe shëndetësisë një është hedhur poshtë, ndërsa 145 janë dërguar në kompetencë të mëtejme për veprim të ndonjë organi tjetër”, tha Sofronijski.

Theksoi se në sferën e kundërvajtjeve në ekonomi dhe financa në vitin 2015 janë pranuar gjithsej 21 lëndë prej të cilave është vepruar në 15 lëndë. Në dy lëndë ankesa është pranuar, tetë janë hedhur poshtë, ndërsa katër janë dërguar në procedurë të mëtejme te organi kompetent.

Ankesa për kundërvajtje nga sfera e transportit, lidhjeve, mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe bujqësisë në vitin 2015 janë pranuar për 24 lëndë, prej të cilave është vepruar në 21, katër janë hedhur poshtë, ndërsa 17 janë dërguar në veprim të mëtejmë te organi kompetent.

Nga sfera e punëve të brendshme ka gjithsej 190 sfera të formuara të punëve të brendshme prej të cilave është vepruar në 163 lëndë nga të cilat katër ankesa janë pranuar,  81 janë refuzuar,  28 janë hedhur poshtë, ndërsa 22 janë lëshuar në procedurë të mëtejme në organin kompetent.

Nga fillimi i vitit, theksoi Sofronijoski, në Komisionin shtetëror janë pranuar më shumë se 2.200 lëndë për procedurë kundërvajtëse, ndërsa deri në fund të vitit pritet numri i tyre të jetë më shumë se 5.000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button