Horoskopi ditor, e martë 8 mars 2022

Dashi

Do kaloni edhe momente te këndshme sot ju te dashuruarit dhe, por ne përgjithësi do mbizotërojnë momentet e turbullta. Kujdes me çdo fjale apo veprim. Për beqaret do ndodhin gjera shume te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë jetën ashtu si kane ëndërruar. financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe serosh situata do jete e mire.

Demi

Jetës tuaj ne çift nuk do i mungojnë momentet pikante sot. Shpesh do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqareve do ju duhet ende te bëjnë edhe pak durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar mos i besoni shume intuitës sepse mund te pendoheni tej mase. Ecni me logjike dhe shpenzoni me largpamësi.

Binjaket

Jupiteri do ndikoje pozitivisht tek jeta juaj ne çift duke bere qe gjithçka te ece sa me mire. Komunikimi do përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do jene joshës dhe luftarake, por jo te gjithë do gjejnë një person me te cilin do kalojnë gjithë jetën. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur ne mënyrë qe te mos keni vështirësi e probleme me vone. Jo gjithmonë do ju ndihmojnë familjaret.

Gaforrja

Hëna do ju beje me te kthjellet sot juve qe jeni ne një lidhje. Gjerat mes jush do ecin me mire nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe nuk e presin. E gjithë jeta do ju ndryshoje brenda pak çastesh. Ne planin financiar mos i neglizhoni as problemet e vogla sepse do keni probleme serioze.

Luani

Heshtja do jete armiku me i forte i jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Beni te pamundurën qe ta shmangni atë nëse doni te jeni te qete. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim mbresëlënës. Bëjini sytë dhe veshët katër. Ne planin financiar do jete Urani ai qe do ju beje me te logjikshëm dhe me largpamës. Do dini çfarë hapash te hidhni ne çdo moment.

Virgjeresha

Me qetësi dhe durim do mund ta kaloni sot këtë dite te vështirë ne çift. Partneri nuk do jete aspak ne humor pasi do ketë probleme profesionale. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare te cilat do iu japin vetëm emocione momentale. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni këshillat qe do iu jepen pasi ne te kundërt mund te gjendeni ne vështirësi te mëdha.

Peshorja

Dite e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe gati për te marre vendimet e rëndësishme qe i keni menduar me kujdes. Beqaret nuk do jene ende gati ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do i refuzojnë edhe disa mundësi te shkëlqyera. Buxheti do jete i mire për pjesën me te madhe. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Akrepi

Dite e tensionuar dhe me debate do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni te toleroni me tepër nëse nuk doni qe gjërat te marrin tatëpjetën menjëherë. Beqaret ka gjase qe ta gjejnë personin e duhur qe ne orët e para te mëngjesit dhe deri ne mbrëmje do fillojnë një lidhje mete. Financat do mbrohen gjithë kohës nga Dielli dhe nuk do ju dale asnjë vështirësi.

Shigjetari

Fati do ju buzëqeshe sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do e ekuilibroni marrëdhënien me partnerin. Do e keni edhe me te lehte për te folur hapur me te. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori te bukur dashuria e cila do vazhdoje gjate. Gjendja e financave do vazhdoje te jete e mire. Përfitoni për te kryer disa investime me tepër se me pare sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh.

Bricjapi

Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj sot dhe do gjeni zgjidhjet e duhura për problemet qe keni pasur. Gjithçka do jete ndryshe nga me pare. Beqaret duhet te joshin sa me shume sepse vetëm kështu do mund ta ndryshojnë statusin. Financat do mbeten te mira pasi kohet e fundit keni ditur t’i menaxhoni me kujdes. Falënderoni edhe familjaret qe ju kane dhënë pak ndihme fillimisht.

Ujori

Dite shume me e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do e lini pas krahëve te shkuarën dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Shfrytëzojeni gjithsecilën sa te mundeni. Për financat mos u merakosni aspak sepse ato do jene ne gjendje shume te mire.

Peshqit

Jeta ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe do jeni te dy gati për te marre vendime me rëndësi. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do ju mbushet plotësisht mendja për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do i përballoni vështirësitë qe do ju dalin, vetëm se do ju duhet ta kufizoni tej mase veten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button