Ministri Xhaferi mori pjese në 71 vjetorin e Asamblesë të Odës së Avokatëve të Maqedonisë

 

Shtatëdhjetë e një vit mbrojtës kryesor të të gjitha të drejtave të klientëve dhe qytetarëve janë avokatët e Republikës së Maqedonisë. Shërbimi i avokatisë ekziston që në mënyrë të vërtetë të kujdeset për sundimit të të drejtës, trajtimin e barabartë të të gjitha palëve, me respektimin e të gjitha të drejtave të cilat janë vlera themelore dhe të Kushtetutës dhe Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Duke folur para pjesëmarrësve në Kuvend, mes të cilëve përfaqësuesit e odave dhe unioneve të avokatisë rajonale, evropiane dhe botërore, para përfaqësuesve të jurisprudencës, institucioneve shtetërore, avokaturës vendore, bashkësisë akademike dhe publicistike, si dhe para shumë respektuesve të avokaturës dhe të së drejtës, ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi theksoi reformat intensive në sistemin gjyqësor të orientuara drejt ndërtimit të standardeve ndërkombëtare në ligjdhënien dhe mbindërtimin e përhershëm të institucioneve në shtet.

“Funksionimi i avokaturës është nga vlera e jashtëzakonshme për realizimin e sundimit të të drejtës. Megjithatë, si prioritet i lartë destinohet kryerja e detyrës bazë të avokatëve-mbrojtja dhe këshillimi i klientëve”, tha ai.

Duke theksuar se Ministria e Drejtësisë edhe në të ardhmen do t’i përkrahë avokatët në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese të garantuara, Xhaferi përkujtoi se risitë në legjistlativë, të përkrahura nga avokatët në vend dhe Oda e avokatëve, mes të cilave ndryshimet në Ligjin për noteri, të cilat rregullojnë prani të obligueshme të avokatit në procedura të caktuara para noterit, përdorimi i vulës dhe nënshkrimit të avokatëve në aktet e noteriatit, pjesëmarrja e avokatëve në procedurë para noterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button