Befason Ivanovi me deklaratat e tij në Samitin e Sarajevës (VIDEO)

As Krishti, as Muhamedi nuk do t’ia dilnin në Maqedoni”, deklaroi kryetari i Maqedonisë Gjorgi Ivanov në pyetjen e moderatorit në Konferencën e presidentëve të rajonit që po mbahet në Sarajevë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Moderatori e pyeti Ivanovin se “si do të shquhej në kohën e sotme Leka i Madh në fushën e biznesit”. Pyetja kishte të bëjë me figurat historike të Maqedonisë dhe me ndërlidhjen e tyre me situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ai gjithashtu ka thënë që muesi i Aleksandrit të Madh ka qenë Aleksandri. Sipas të dhënave historike, mësues I Aleksandrit të Madh ka qenë Aristoteli.

Ivanov ka kritikuar edhe Greqinë, për të cilën ka thënë se: „Fati e solli që të jemi komshi, me të cilin nuk ia del në krye as Bashkimi evropian, e as bota. Quhet Greqi. Ndërkaq, dëshirojnë që ne të përpiqemi me ata, të gjejmë zgjidhje për atë që është identiteti jonë, veçoria e jonë, të ndrojmë emrin, idenitetin, gjuhën, toponimet … Kush do të thotë se poezia ”T’ga za jug”, nuk është brend maqedonas, kush do të thotë se muzika ”Od Makedonija”, nuk është maqedonase, se edhe ajvari nuk është prodhim maqedonase? Dëshironi edhe këtë të na e merrni. Nuk e japim“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button