Maqedonia më në fund i kthehet fitores

Në ndeshjen e sotme miqësore reprezentacioni i Maqedonisë më në fund ka përfunduar me “agjërimin” e gjatë pa fitore, duke e mundur Azerbajxhanin me rezultat të lartë 1:3. Ndeshja është luajtur në qytetin austriak Bad Erlah, ndërsa si duket ka qenë fatlum edhe debutimi i futbollistëve Besir Demiri, Bojan Najdenov, Dejan Peshevski dhe Nikolla Gerogiev, ndërsa Marjan Radeski dhe Ilija Nestorovski i shënuan golat e parë duke luajtur për reprezentacionin A.

Pikërisht sulmuesi i Shkëndijës Radeski shënoi golin e parë në minutën e 18-të, më pas Goran Pandev shënoi në të 30-të, ndërsa Nestorvski shënoi në kohën shtesë. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e shënoi Azer nga pika e bardhë në minutën e 72-të.

Ndeshjen e radhës seleksioni i Maqedonisë e luan të mërkurën në Shkup, kur në stadiumin “Filipi i Dytë”, do të jetë mysafire reprezentacionin e Iranit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button