Aksident komunikacioni, lëndohen dy fëmijë

Një 15 vjeçare ka shkaktuar aksident komunikacioni, duke vozitur automjetin ”Golf”. Ajo ka lënduar dy biçiklistë, njëri nga të cilët është 5 vjeç, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pirok, të rajonit të Tetovës, ndërkaq i lënduari tjetër ështënjë 36 vjeçar nga po ky fshat. Për shkak të seriozitetit të plakëve, pacienti është transferuar nga spitali i Tetovës në klinikën e Shkupit.

Arsyeja kryesore e këtij aksidenti është shpejtësia e tepruar. Në muajt e fundit, në rajonin e Tetovës, SPB e Tetovës ka ndaluar rreth 585 raste, kur automjetet drejtohen nga vozitës të paaftësuar, pra pa patentë shoferi, ndërkaq ata që do të kapen, do të gjobiten me 300 deri 400 euro.

Edhe në një rast tjetër, një vozitës me automjet ”Ford Focus”, ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar, të cilin gjithashtu e kanë dërguar në Shkup, si rezultat i plagëve të rëna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button