BDI mburret me formimin e Komisioneve amë, objekti dhe kushtet askund

Qeveria e Republikës së Maqedonisë kohë më parë emëroi anëtarët e Komisionit amë të Universitetit të ri në Shkup “Nëna Terezë”, ku me këtë rast Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu theksoi se komisionet e formuara do ti bëjnë përgatitjen e nevojshme për fillimin me punë të Universitetit të ri në kryeqendër, njofton Portalb.mk.

Kurse nga ana tjetër ish kazerma Ilinden ende qëndron e pa prekur dhe askund nuk duhet se kane filluar ndërtimet e objektit të ri të këtij universiteti.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Portalb vizitoi këtë pjesë e cila iu nda së pari USHT në Shkup dhe tani UNT-së, dhe ajo ishte në gjendje të njëjtë, objekte të pa përdorura dhe të mbuluara me mbeturina.

Nga komuna e Çairit për Portalb thonë se procedurat për ndërtimin e këtij objekti janë përfunduar dhe se së shpejti pritet të fillojnë punimet.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

“Plani urbanistik është miratuar edhe nga Qyteti i Shkupit, edhe nga Ministria e Transportit tani Ministria e Arsimit vendos kur do të fillojnë ndërtimet dhe i vazhdon procedurat të cilat duhet të përfundohen për realizimin e ndërtimit të objektit”, tha për Portalb, Xhengis Hani, udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm më Komunën e Çairit.

Sa i përket asaj që deri në ndërtimin e objektit të ti, do të bëhet adaptimi i hapësirave momentale të USHT-së në Shkup, ku edhe do të starton ky universitet i ri, Hani thotë se kjo nuk bie nën kompetenca të komunës.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

“Rregullimi i hapësirave të USHT-së në Shkup edhe për Universitetin e ri nuk bie nën kompetenca të komunës”, shtoi Hani.

Kurse Koordinatori i Studimeve të Disperzuara të USHT-së në Shkup, profesori Fatih Iseni ishte i pakapshëm për Portalb. Studentët nga ana tjetër vazhdojnë të ankohen për mungesën e hapësirës si dhe janë ende të habitur me faktin se si në këto pak klasë do të ndjekin ligjërata studentë të dy universiteteve.

LEXO MË SHUMË:

Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

Objekti i ri i USHT-së, një zgjidhje afatgjate?

Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button