Muzikë nga Angola në Offest

Offest sonte vazhdon me shfaqje të Saul Uillijams nga Los Anxhelos dhe të bendit Batida të DJ Pedro Kokenao nga Angola në sallën Dancing të Qendrës kulturore për të rinj (QKM).

Uillijams është poet, reper dhe hip-hop artist, i cili në Evropë vjen specialisht për dy koncerte – në Shkup dhe në Lublanë. I lindur në vitin 1972, Uillijams fiton famë përmes poezisë  kah mesi i viteve të 90-ta, kur  nxjer disa albume dhe përmbledhje. Depërtimin në skenën muzikore e ka arritur me debi-albumin “Ametist rok star” nga viti 2001,  ndërsa këtë vit e nxori edhe albumin e tij të pestë me titull “Martir luzer king”.

Kokenao, i cili jeton në Portugali  dhe ka reputacion internacional, do të marrë  pjesë me performancë  speciale  në të cilën i përdor ritmet e vjetra dhe këngët  nga Angola në miksuara në videoprojekte.

Nesër në Offest është përbërja afrikane “Pet Tomas dhe Kvashibu area bend” nga Gana. Tomas ëdhtë përfaqësuesi më i njohur i hajlajf muzikës, e cila në vitin 1960-të dhe 1970 ka qenë muzikë stil bartës i muzikës në Afrikë.

Në mbrëmjen e fundit, të hënën, do të marrë pjesë këngëtarja e njohur braziliane dhe gitariste Badi Asad, ndërsa Festivalin do ta mbyllë bendi italian “Kancionere Grekaniko Salentino” i cili do t’i ndjekë traditat e tarantës nga Italia jugore.

Krahas koncerteve, në të gjitha ditët e festivalit në galerinë e QKM-së do të ketë ekspozitë multimediale për të gjitha vizitat në 14 edicionet e fundit të Offest.

Offesti i sivjetëm filloi mbrëmë me solo-koncert të këngares çeke dhe violiniste Iva Bitova e cila jeton dhe vepron në SHBA. Pas, saj në arenën Metropolis mori pjesë bendi francez  Sen Zherman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button