Organizohet ekspozitë për nderë të 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit

Galeria Kombëtare e Maqedonisë në kuadër të kremtimeve për vitin kushtuar Adem Demaçit në 80-vjetorin e lindjes me Bibliotekën Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dje  ka organizuar aktivitet kulturor- ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Hapja është mbajt në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e “Çifte hamam”, ku të pranishëm kanë qenë funksionarë të lartë të BDI-së në krye me liderin Ali Ahmeti, ish zv/kryeministri Musa Xhaferi, nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, ish ministri i Ekonomisë, njëherësh shef i shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, ministri aktual i Ekologjisë Bashkim Ameti, ambasadori i Kosovës Ylber Hysa dhe mysafirë të tjerë, njofton Aktuale.mk.

Fotografitë nga ekspozita “Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore”, do të mund të vizitohen përgjatë një jave. Demaçi, ndryshe shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e kishte nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ”Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button