Maqedonia i mori tri pikë në Kiev ndaj Ukrainës

Reprezentacioni i shpresave të Maqedonisë U21, ka shënaur një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për KE 2017. Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski me rezultat 0:2 kanë triumfuar si mysafire ndaj Ukrainës dhe në këtë mënyrë kanë shënuar fitoren e dytë në terren të huaj në këtë cikël të garave. Fitoren e reprezentacionit të Maqedonisë e siguruan dy futbollistët e KF Shkëndija, fillimisht kishte shënuar Marjan Radeski n ë minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë autor i golit ishte shkupjani Besir Demiri në minutën e 56-të.

Me këtë fitore Reprezentacioni i Maqedonisë ka 12 pikë duke u barazuar me Islandën që është në pozitën e dytë. Deri në fund të ndeshjeve kualifikuese Maqedonia do të luajë edhe tri ndeshje, fillimisht si mysafire ndaj Skocisë dhe pastaj një ndeshje me ta si nikoqir, më pas ndeshja e fundit kundër Irlandës së Veriut në shtëpi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button