Shkup, shfaqet filmi i shkurtër i animuar “Rekuiem për Pinokion”

Mbrëmë në Shkup në prani të adhuruesve të strip vizatimeve dhe filmave të animuar, u shfaq filmi i shkurtër i animuar “Rekuiem për Pinokion” të regjisorit boshnjak dhe vizatuesit të stripave Berin Tuzliq nga Sarajeva, ndërsa është hapur edhe ekspozita e stripave bazuar në fillimin me po të njëjtin emër, raporton Anadolu Agency (AA).

Para të pranishmëve Tuzliq prezantoi një pjesë të krijimtarisë së tij, duke theksuar se Shkupin e ndjen si qytet e tij.

“Shpesh vijë në Shkup. Ky është një film që ka rezultate, është përfunduar në muajin shkurt, është shfaqur në festivalin e filmit në Kanë, ndërsa filmi po ashtu fitoi çmim në festivalin e filmit në Kaliforni, në kategorinë e filmit të shkurtër të animuar”, deklaroi Tuzliq.

Regjisori boshnjak Tuzliq për filmin e tij të shkurtër të animuar “Rekuiem për Pinokion” theksoi se bëhet fjalë për një rrëfim emocional, që e kujton fillimin e luftës në Bosnjë, dhe ndjenjën e tij si fëmijë, kur, siç theksoi “e gjithë bota m’u ndryshua plotësisht brenda natës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button