Në Kumanovë u hap Festivali i Teatrit Shqip “Ku fest”

Mbrëmë, në Teatrin e Kumanovës u hap Festivali i Teatrit Shqip “Ku fest”, në skenën e të cilit për pesë ditë me radhë do të shfaqen pjesë të ndryshme teatrore. Ky është festivali i parë i këtillë i artit dramatik shqiptar në Kumanovë.

Organizator i këtij manifestimi të rrallë në kulturën shqiptare në Maqedoni është Shoqata “Ultra” nga Kumanova.

Hapjen e këtij manifestimi, i cili organizohet kryesisht me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e bëri sekretari shtetëror i kësaj ministrie, Behixhudin Shehapi, ndërsa prezent ishte edhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e  RM-së, Arbër Ademi si dhe përfaqësues komunal dhe artdashës të shumtë të cilët gjithashtu ndihmuan për realizimin e festivalit.

Në fjalën e rastit, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha: “Teatri dhe gjithçka që shfaqet në skenën e tij na ndihmon t’i kuptojmë njerëzit e përkatësive tjera kulturore, të ndryshme nga kultura të cilës ne i përkasim. Mund të mësojmë shumë për njerëzit, popujt dhe kulturat e ndryshme pikërisht nëpërmjet shfaqjeve të tyre teatrale tradicionale. Kjo është një nga mënyrat që na ndihmon se si më lehtë dhe më mirë t’i njohim dhe pranojmë të tjerët. Teatri është pasqyra më e mirë e epokës në të cilën jetojmë. Prandaj, me të drejtë mund të konstatoj se pikërisht teatri është ai vend ku shoqëria mund ta shohë në pasqyrë vetveten”.

Sipas Shehapit, nuk duhet të harrojmë se arti është pikërisht ajo magji që e bën njeriun të jetojë, të zbulojë shpirtin e njeriut dhe të ndriçojë rrugën që premton një të ardhme më të mirë.

Festivali u hap me shfaqjen “Qeni i familjes Baskervil” që është në regji të Qazmedin Nuredinit dhe për bazë ka romanin kriminalistik “Qeni i Baskervilit” të të madhit Ser Artur Konan Dojl.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button