Zvogëlohet numri i foshnjave të lindura gjallë dhe i të vdekurve në tremujorin e parë

­ Rritja natyrore në Maqedoni në tremujorin e parë është pozitivë, por është evidentuar zvogëlim i numrit të foshnjave të lindura gjallë në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2015, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Në tremujorin e parë kanë lindur 5.537 fëmijë, që është për 0.8 për qind më pak se vitin e kaluar. Zvogëlim prej shtatë për qind është regjistruar edhe tek numri i vdekjeve, numri i të cilëve në tremujorin e parë ishte 5.495, dhe 61 prej atyre janë foshnja të vdekura.

Rritja natyrore është 42 persona, që do të thotë se për aq numri i foshnjave të lindura gjallë është më i madh se numri i personave të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button