Shitjet e iPhone 7 pritet të jenë më të mëdha!

Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple është duke u bërë gati të porosisë më shumë iPhone 7 nga furnizuesit e tij. Të paktën kështu kanë parashikuar analistët.

Shitjet e iPhone Apple ranë për herë të parë në tremujorin e fundit dhe Wall Street kishte parashikuar se Apple do të porosisë rreth 65 milionë njësi të iPhone 7.

Por tani sipas një raporti të fundit nga Daily Economic Times thuhet se Apple aktualisht ka porositur në mënyrë të konsiderueshme më shumë njësi të iPhone 7 për lansimin e iPhone më vonë këtë vit, dhe sasia e porositur thuhet se sillet prej 72 dhe 78 milion njësive.

iPhone i ri i Apple pritet të dalë në shitje në shtator dhe tani duket se kompania është duke pritur që shitjet e telefonave të saj të rriten përsëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button