Bastisen zyrat e Google në Paris, nën hetim për mospagesën e taksave

Zyrtarë financiarë në Francë kanë bastisur zyrat e gjigantit Google në Paris, si pjesë e hetimit për mashtrime me taksa, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas disa raporteve rreth 100 zyrtarë tatimor kanë hyrë në zyrat e Google në qendër të Parisit sot në mëngjes.

Burime të policisë kanë konfirmuar bastisjen, ndërsa Google ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare.

Google akuzohet të ketë borxh shtetit të Francës 1.6 bilion euro, në taksa të papaguara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button