Rekord në Ekuador, ndeshja përfundon 44-1

Një ndeshje futbolli në Ekuador përfundon me rezultat 44-1.

45 gola në një ndeshje të vetme janë shënuar në kategorinë e tretë të futbollit në Ekuador, ndeshje për rekord “Guinness”, transmeton 21Media.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ciudad de Pelileo” para 300 spektatorëve, ku ekipi vendas Pelileo Sporting arriti të shënojë 44 gola, ndërsa fatkeqët e Indi Native shënuan golin e nderit. Sulmuesi Medina, ishte autor i 18 golave në këtë ndeshje.

Megjithatë, rekordi për golat e shënuar në një ndeshje është vendosur në Madagaskar në vitin 2002, ku një ndeshje përfundoi me rezultat 149-0, por atëherë 148 realizimet ishin autogola. Lojtarët e ekipit reaguan në shenjë proteste pas një penalltie të dhënë në favor të ekipit kundërshtar, duke realizuar më pas 148 autogola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button