Rritet numri i ankesave drejtuar Avokatit te popullit

Gjykata sërish është në vend të parë, në vend të dytë janë të drejtat konsumatore dhe në vendin e tretë është policia, ku më pas vinë marrëdhëniet juridike pronësore, burgjet, janë  sferat më kritik të të drejtave të njeriut gjatë vitit që lamë pas, tha avokati i popullit, Ixhet Memeti për Radio Evropa e Lirë.

Ai vlerëson se është shumë i madh numri i qytetarëve të cilët kërkojnë mbrojtje nga ky institucion.

“Nëse merret parasysh që në këtë vend rreth 8 mijë banor vinë në këtë institucion dhe kërkojnë ndihmë, kurse nga ana tjetër nga 4 mijë rastet që ne kemi hapur procedurë konstatohen lëndime tek 1200 raste dhe nëse këtë e krahasojmë me shoqëritë tjera, arrijmë në përfundim se tek ne numri i atyre që kërkojnë ndihmi nga ky institucion është shumë më i madh se në shoqëritë tjera”, tha Memeti.

Ai shtoi se kjo situatë është përkeqësuar kaq shumë për shkak të ndryshimeve të shpeshta të ligjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button