Në kohëra të vështira jemi duke jetuar!

Njeriu është një qenie shumë e lirë dhe e bukur, Zoti na ka fal të bukur sepse Zoti është i bukur dhe e do të bukurën. Njeriu si qenie e gjallë në ditët e sotme përballet me lloj-lloj problemesh dhe sfida të rënda që iu sjell jeta. Njerëzit sot, janë të ngarkuar me probleme të ndryshme, të zgjidhshme dhe të pa zgjidhshme, të vogla dhe të mëdha, të kalueshme dhe të pa kalueshme. Të flasësh për problemet e njerëzve sot është diçka e pa mundur, për arsye se ekzistojnë aq probleme sa që nuk mundësh të radhisësh secilën. Pse ndodh kjo? Përse sot te njerëzit janë gjithë këto fenomene dhe probleme të ndryshme? A ka një shpjegim të qartë kjo pyetja ime? Nuk e besoj! Një njeri sot po sa zgjohet në mëngjes ai “bombardohet” me informata të lloj-llojshme, nëpërmjet mediave të ndryshme, dhe një njeri normal duke i dëgjuar gjithë ato informata (më tepër të këqija se sa të mira) ai fillon të mendon se në botë nuk është diçka në rregull dhe e gjithë bota bashkë me njerëzimin po vuajnë dhe logjika e njeriut bashkë me imagjinatën futen aq thellë sa që thotë: ‘”Botës i ka ardhur fundi”! është shumë normale që një njeri normal të mendoj kështu dhe jo ndryshe.

Ne si musliman, Zotit të gjithësisë dhe krijuesit të botrave duhet t’i falënderohemi çdo ditë që na ka mundësuar të lindim dhe të jetojmë në një fe të pastër siç është Islami. Problemet e botës janë shumë, por me siguri ata një ditë do të zgjidhen dhe drejtësia do të triumfojë. Të mos manipulohet njerëzimi nga mediat, nga luftërat e ndryshme, nga sulmet që i bëhen Islamit, sulmet që i bëhen Kuranit dhe kërcënimi që po i ndodh njerëzimit. Të mos frikohen njerëzit nga grupet terroriste dhe nga terrorizmi në botë; p.sh nga ISIS-i, që në emër të fesë po bëjnë çrregullime në tokë, duke vrarë civil të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë etj. Të mos biem pre e propagandave të ndryshme që kanë për qëllim që “Për një pus nafte ta ndërrojnë Kuranin”! Këto trishtime këto trillime dhe propaganda nuk duhet besuar njeri, besoj se atëherë njerëzimi do të ishte më i rehatshëm dhe njeriu si qenie e gjallë nuk do të kishte shumë probleme, siç ka sot! NJERIU DUHET TE JETOJ I LIRË DHE PA PROBLEME.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button