Marketi KAM përmirëson gabimin e bërë në shpallje

Marketi KAM në Tetovë bën të ditur se në shpalljen për arkëtarë është bërë një gabim i paqëllimshëm teknik, i cili tani më është përmirësuar.

Ata kërkojnë falje dhe sipas tyre qëllimi kryesor i shpalljes ka qenë t’i informojë qytetarët shqiptarë të cilët janë të interesuar për punë. Për këtë dhe për shkakun që sa më në mënyrë kualitative t’i shërbejmë nevojave të klientëve ne bëmë shpalljen.

“Në kompaninë tonë ka të punësuar të nacionaliteteve të ndryshme, por me këtë shpallje dëshiruam të rrisim numrin e të punësuarve shqiptarë në këtë market. Që do të thotë qëllimi jonë është pozitiv. Për fat të keq ishte bërë një gabim teknik në shpallje, për shkak të të cilit në duam të kërkojmë falje”, thuhet në kumtesën e marketit KAM.

Më tej thuhet se në këtë market ka norma të njëjta për të gjithë të punësuarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button