Përzhitet Marrëveshja e Përzhinës!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shpërbërjes e kuvendit dhe anulimin e 5 qershorit si datë e zgjedhjeve, deputetët e DUI-it dhe VMRO-së, të mërkurën me procedurë të përshpejtuar kanë bërë gafën e radhës në seancë parlamentare, ata kanë shkelur me të dyja këmbët marrëveshjen e Përzhinos, duke i votuar ministrat e VMRO-së ,dhe njëkohësisht duke i shkarkuar ata të LSDM-së, në qeverinë e përkohshme të Maqedonisë .

Ndërsa dje, koordinatorët e grupeve parlamentare të DUI-t dhe VMRO-DPMNE-së dërguan disa propozime për ndryshime dhe plotësimin e gjashtë ligjeve, njoftojnë mediat. Ata kanë kërkuar ndryshimet e ligjit për falje, për procedurën e përgjithshme dhe administrative, ligjin për kontestet administrative, për mbrojtjen e privatësisë, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor si dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Taktika që përdor VMRO-DPMNE dhe DUI-të cilët propozuan këto amendamente ua mundësojnë kriminelëve të VMRO-DPMNE-së, të shpëtojnë nga “gjirizi ” dhe llumi ku janë kredhur . Lidhur me ndryshimin e ligjit për falje të cilët ndryshime u propozuan ekskluzivisht vetëm nga VMRO dhe DUI, ai do të ketë qasje selektive, që do të thotë se do t’i ndajnë njerëzit me, ca të nënës dhe ca të njerkës.

Këto propozime për ligjore nuk u mbështet nga opozita. Këto ligje janë mburojë e përkohshme e banditëve të pushtetit të cilat nuk do ishin miratuar pa votën dhe besnikërinë e patundur të DUI-t, si “shfalerkë” e stazhionuar e Gruevskit.

Nga e gjithë kjo zallahi që po ndodh me veprimet e një subjekti shqiptar si DUI, edhe militanti më i thjeshtë mos mund të pyes se ;si shumë po na e dredh bishtin nëna parti?! Dyshja VMRO-DUI , po vazhdojnë të mbajnë pushtetin ekzekutiv duke e thyer dhe mos respektuar asnjë marrëveshje me përgjegjësi moralo – politike në vend. Bashkërendimi i strategjisë së mbajtjes së pushtetit me ç’do kusht nga ana e VMRO-DUI, do çimentos edhe më fortë pushtetin diktatorial të Gruevskit për një kohë ,por e ardhmja e tyre është një fund tragjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button