Ministrat e opozitës u eliminuan – terreni për harxhim përsëri i pastër?

Eliminimi i ministrave të opozitës e ka eliminuar edhe kontrollin e harxhimeve të parave të popullit. Ekspertët paralajmërojnë: Na pret periudhë edhe më e rëndë!, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Hapi i Gjykatës Kushtetuese e ka hapur rrugën drejt anulimit të pacaktuar të zgjedhjeve dhe ka provokuar ndryshimin ekspres të ministrave dhe zëvendësministrave plotësues nga radhët e opozitës. Qeveria Teknike për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve tanimë nuk ekziston, përveç kryeministrit të saj, Emil Dimitriev.

Eliminimi i ministrave dhe zëvendësministrave nga radhët e opozitës, mes tjerave, e ka eliminuar edhe kontrollin e menaxhimit, gjegjësisht harxhimit të parave të popullit. Marrëveshja e Përzhinos ka pozicionuar zëvendësministër plotësues edhe në Ministrinë e Financave i cili ka pasur të drejtë të vetos në vendime të caktuara, gjegjësisht në pjesën e huamarrjes dhe harxhimit të parave të popullit, transmeton Portalb.

Me ndryshimin e Kire Naumovit, i cili e ka pasur rolin e kontrolluesit, por edhe të alarmuesit për harxhimin jo-të drejtë të parave dhe huamarrjeve, pushteti e ka pastruar terrenin që të bëjë çfarë të dojë përsëri në këtë fushë. Një pjesë e ekspertëve janë të shqetësuar dhe paralajmërojnë se gjendja është përpara eksalimit:

“Gjendja është për pak e tmerrshme! Jo vetëm për ndërrimin e Kire Naumovit, por në përgjithësi. Ministri i Financave, Zoran Stavreski, edhe deri më tani e pamë se si dhe sa ka lejuar kontrollim të harxhimit dhe huamarrjes, kështu që ai tani do të vazhdojë të punojë me mënyrën e vjetër. Personalisht më shqetëson fakti që për momentin përveç eliminimit të opozitës, nuk funksionojnë as institucionet në korniza të shtetit, që duhet të ketë mekanizma kontrollues në fushën e Financave”, paralajmëron mes tjerash për DW, analisti ekonomik, Sllobodan Najdovski.

Sipas disa analistëve tjerë, paralajmërojnë se kjo qasje nuk e rrezikon vetëm ekonominë, por të gjithë shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button