Hovit, Kukan dhe Vajgël: Përbërja e re qeveritare paraqet rrezik për shembjen e Marrëveshjes së Përzhinos

Eurodeputetët dhe negociatorët në Marrëveshjen e Përzhinos, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësim për shkak të pasuksesit të katër partive më të mëdha në vend që të arrijnë marrëveshje për ta kaluar krizën politike, njofton Portalb.

“Thellë jemi të shqetësuar për shkak se dialogu mes katër  partive më të mëdha politike na solli në qasje të përbashkët për tejkalimin e krizës politike në vend. Në situatën aktuale, ne vlerësojnë se përbërja qeveritare e cila nuk bazohet në Marrëveshjen e Përhzinos dhe nuk është në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike paraqet rrezik për shembjen e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe e kthen problemin për sundimin e ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe mediave, që seriozisht e rrezikojnë procesin reformues dhe perspektivën euroatlantike të vendit”, thanë tre eurodeputetët në një letër të përbashkët.

Hovit, Kukan dhe Vajgël, theksojnë se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, për t’i falur politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime, e shkelë Marrëveshjen e Përzhinos dhe është “në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe funksionimin e demokracisë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e eurodeputetëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button