Pa opozitën Kuvendi votoi plotësimin e Ligjit për falje

Me 63 vota për Kuvendi e ka sjellur Ligjin për plotësimin e ligjit për falje me të cilin rregullohet mundësia që presidenti i shtetit ta shfuqizojë faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje në afat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së këtij ligji, me ç’rast presidenti nuk është i obliguar ta arsyetojë vendimin, raporton Portalb.

Personi për të cilin është sjellur vendimi për falje ka të drejtë deri te presidenti i shtetit të parashtrojë kërkesë për tërheqjen e vendimit për faljen e tij, ndërsa siç është përmendur në Propozimin për plotësim, presidenti është i obliguar në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës ta tërheqë vendimin e sjellur.

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e sollën edhe ligjin për për mbrojtje të privatësisë sipas procedurës së shkurtuar, me të cilin konfirmohet mbrojtja e privatësisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të garantuar me Kushtetutë dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me materialet të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve të kryera në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015. Me ligjin konfirmohet ndalesa për posedim, përpunim dhe shpallje publike të materialeve të cilat paraqesin shkelje të privatësisë, së jetës personale dhe familjare.

U soll edhe ligji për mbrojtje të të dhënave personale sipas procedurës së shkurtuar, i cili parashikon rregullim të përpunimit të të dhënave personale që janë përmbajtur në vendimet gjyqësore. Me plotësimin e propozuar të dispozitës përpunimi i të dhënave personale që janë përmbajtur në Kodin zgjedhor dhe në mënyrën e shkruar me dispozitat e sjellura në bazë të atij ligji.

Ligji i katërt që u soll ishte ai për Kodin Zgjedhor, sipas të cilit parashikohet saktësimi i dispozitave në nenin 31 paragrafi 2 pika 28c në pjesën e sigurimit të qasjes elektronike deri te Lista zgjedhore. Me zgjidhjet e propozuara në Kodin zgjedhor do të mundësohet KSHZ­-ja të sigurojë qasje elektronike deri te Lista zgjedhore në pajtim me këtë Kod dhe në mënyrën e shkruar me dispozitat e sjellura në bazë të këtij Kodi.

Kujtojmë se në seancën e sotme nuk ishin prezent LSDM dhe PDSH./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button