Ja kandidatët e Maqedonisë për gjykatës ne Strasburg

Maqedonia e ka përgatitur listën me tre kandidatë për gjykatës në Gjykatën për të Drejta të Njeriut në Strasburg. Në listë janë drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aneta Araudovska, prokurori publik për ndjekje të krimit të organizuar, Jovan Ilievski dhe gjykatësja e Gjykatës Administrative, Edita Naskovska, njofton Portalb.

Këto tre kandidatë kanë pasur notë mesatare më të lartë nga 8 të paraqiturit.

Njëri nga këto tre emra do të jetë i zgjedhur për gjykatës në Gjykatën e Strasburgut, dhe do të vijë në vendin e gjykatëses së tanishme, Mirjana Llazarova – Trajkovska, mandati i së cilës kalon në fillim të vitit të ardhshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button