Shkalla e papunësisë 5.1% në Londër

Shkalla e papunësisë mbetet e qëndrueshme me 5.1 për qind në Britaninë e Madhe gjatë periudhës tre mujore të regjistruar deri në fund të muajit mars, ose në nivelin e saj më të ulët në 10 vitet e fundit, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Gjatë kësaj periudhë janë regjistruar rreth 1,69 milionë persona që duan të punësohen, ose shumë më pak se i njëjti numër i shënuar në fund të dhjetorit. Në të njëjtin hark kohor 31.58 milionë persona janë punësuar, ose 44.000 më shumë se nga periudha tetor-dhjetor.

Në mesin e personave të punësuar, 73.2 për qind janë me kohë të plotë dhe 26.8 për qind me kohë të pjesshme.

Instituti saktësoi se gjatë së njëjtës periudhë, 8.90 milionë persona të moshës nga 16-64 vjeç ishin “jo aktiv”, që nuk janë të punësuar dhe nuk kërkojnë vende të lira pune, një numër në rënie në raport me periudhën tetor/dhjetor. Kjo kategori përfshin studentët, personat e pastrehë, të sëmurët, pensionistët dhe personat e dekurajuar për gjetjen e një vendi pune.

Pagat (me sigurimet e përfshira) u rritën me 2,0 për qind brenda vitit, ndërsa inflacioni shënoi rritje të lehtë, një nivel më të lartë se zero (+0,5 për qind në mars), gjithashtu edhe fuqia blerëse shënoi rritje, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button