Pendarovski: Maqedonia nuk është në gjunjë – regjimi shkon drejt fundit të tij (VIDEO)

Profesori universitar, Stevo Pendarovski, në emisionin e djeshëm të “Top Tema” në Tv Telma, ka deklaruar se është i sigurt se kriza politike aktuale në Maqedoni, përfundimisht do të ketë rezultat pozitiv, gjegjësisht, liria, demokracia dhe drejtësia do të kthehet në shtet, transmeton Portalb.

Ai thotë se nuk është i sigurt vetëm për afatin kohor i cili është i patjetërsueshëm që të demontohet siç thotë ai, regjimi autokratik i Gruevskit.

“Unë mendoj se ajo kohë matet me muaj dhe jo me vjet, por nuk mund të shoh tjetër rezultat me këtë energji të ngritur qytetare, personat e njëjtë të qëndrojnë dhe të formojnë qeveri”, vlerësoi Pendarovski në intervistë me gazetarin Aleksandar Çomovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button