“Multikultura”, organizon “ditën e diversiteteve”

Shoqata Multikultura, më 18 maj 2016 në Qendrën e Kulturës nga 12:00 – 14:00h, do të mbahet aktiviteti “Dita e Diversiteteve”, tashmë për gjashtë vite me radhë.

Ky manifestim i përbërë nga disa aktivitete është festë për promovimin e diversiteteve me të cilat ne si qytet duke qenë më të larmishëm, jemi edhe më të pasur.

“Në këtë ditë, krahas koktelit me ushqim tradicional, këndit të fëmijëve, ekspozitave, kemi edhe panairin e shkollave të mesme, me ç’rast ato do të shpalosin programet e tyre mësimore për regjistrimet e reja të nxënësve-duke i inkurajuar këta të fundit në bërjen e zgjedhjes së duhur për të ardhmen e tyre!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button