Reportazhë: Kumanovë, lagjja e zhytur në mjerim të skajshëm dhe papunësi (FOTO+VIDEO)

Në Kumanovë lagjja “Sredorek” është e ndryshme nga të tjerat, për arsye se është e banuar nga popullsi rome. Banorët romë për Portalb deklarojnë se janë të papunë, ndjehen të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës dhe jetojnë në varfëri e mjerim të skajshëm. Romët janë gjithashtu shumë të revoltuar me politikanët, respektivisht përfaqësuesit e partive politike të cilët i vizitojnë ata vetëm para zgjedhjeve.

Përveç banorëve  që u shprehën në videon e mësipërme, Senada Bekiri, 31 vjeçare deklaroi për Portalb “Në një dhomë a jetohet?! As oborr as asgjë nuk kam, shiko ku jetoj! Edhe atë, dy fëmijë i ruaj të paralizuar. Mbijetoj vetëm me paratë e ndihmës për dy fëmijët… E pastaj ata thonë në lajme se i ndihmojnë të rrezikuarit! Çka ndihmojnë?! Pse nuk vijnë të më ndihmojnë diçka dhe të na japin ashtu banesa si në qytetet tjera. Për këtë unë nervozohem, kam pyetur, në fund ata i mbushin xhepat, neve aspak nuk na ndihmojnë.”

“Këtu në “Sredorek” asnjë njeri nuk ka kushte siç duhet. I tërë “Sredoreku” është katastrofë. Vërtetë jemi njerëz të rrezikuar, pa punë. Në këtë dhomë jetojmë 8 anëtarë. Bashkëshorti punon privat, kur gjen punë me drunj. Në rregull unë jam e sëmurë nuk më punësojnë, por i kemi fëmijët të rritur, ata mund t’i punësojnë.”-tha Zemrije Emini, “Unë jam e sëmurë tashmë 20 vjet nga gusha, por më dëbojnë nga spitali. Ja i kam ndërprerë të gjitha terapitë dhe vetëm barëra pij, pra nuk kam para as për ti paguar kontrollet mjekësore.”

Banorët janë të dëshpëruar nga politikanët maqedonas, të cilët, siç thonë ata, deri tani i kishin votuar dhe planifikojnë që tani e tutje të votojnë për shqiptarët, pasi shqiptarët ndryshe nga bashkëqytetarët maqedonas sillen më mirë ndaj tyre dhe iu ndihmojnë.

“Unë i ushqej fëmijët nga ju. Kam punuar te Bashkimi, te Dritoni, te Rizai… fëmijët e mi janë rritur nga ju. Sa për maqedonasit kot. Kur të ketë zgjedhje do të vijnë këtu, do të na thonë “vëlla, vëlla” derisa t’i marrin votat e pastaj asgjë. Unë kam dëshirë të madhe të jetë presidenti shqiptar, po edhe kryeministri. Duhet të jemi të sinqertë e do të votojmë për mysliman, si mysliman që jemi. Këta VMRO, LSDM të gjithë janë hajdutë! Kur shkojmë në shtëpi shqiptare të lypim bukë apo çfarëdo qoftë, na japin, e dij unë, po kur shkojmë tek maqedonasit na dëbojnë e na ofendojnë.”-tha Safet Bekteshi, 48 vjeçar, Këtu ka nga të tanët që janë mirë: ai në punë, bashkëshortja në punë, reja në punë, të gjithë në punë, por për të tjerët nuk mendojnë.”

“Pse për shembull shqiptarët dhe maqedonasit ta kalojnë kufirin, kurse ne romët jo. Cili ligj e parasheh këtë, po edhe nëse ka ligj a nuk duhet të vlejë për të gjithë?! Shembull kam familje, dua të shkoj tek motra për ta parë, por nuk më lejojnë. Ndërsa pasaportën e paguaj për shtetin a shteti nuk më lejon të shkoj në Evropë.”-tha një tjetër banor.

Ndryshe, sipas Nenit 9 të Kushtetutës, qytetarët e RM-së janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore. Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve./Portalb.mk

Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë
Romët në Kumanovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button